Futboll Sport

E KRYER/ Transferim surprizë i Bejlit, lojtari që e mbylli me Realin do të jetë shok skuadre me…

Garet Bejl ka surprizuar me destinacionin e tij të ardhshëm në karrierën e tij.

Sipas asaj që raporton faqja zyrtare e “MLS”-së amerikane, ylli uellsian është shumë pranë transferimit te skuadra e Los Angeles Galaksi.

32-vjeçari del si lojtar i lirë më 30 qershor duke qenë se i skadon kontrata aktuale me Realin e Madridit.

Bejl te Los Angeles Galaksi do të bëhet shok skuadre me ish-kapitenin e Juventusit, Xhorxho Kielinin, i cili la “Zonjën e Vjetër” për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij pikërisht përtej oqeanit.

Në sezonin që përfundoi me fanellën “Los Blancos”, Bejl u aktivizua gjithsej në La Liga në 5 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.

Related posts

ÇËSHTJA NEYMAR/ Real Madridi zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e bazilianit

Isa.Autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Tuchel buzëqesh para finales, merr lajmin e mirë para finales Champions

Delo.autor

Surpriza, Tottenham-Juventus do të jetë falas

Q.Autor

Leave a Comment