Futboll Sport

TENSIONI/ Tifozët kundër Pikesë: Tërhiqu nga Barcelona!

Dita e parë e punës pas kthimit nga pushimet nuk ka qenë shumë e këndshme për mbrojtësin e Barcelonës, Zherard Pike.

Pas disa javësh të shoqëruar nga debate si pasojë e një fundsezoni problematik dhe më pas ndarjes nga Shakira, Pike vazhdon të mos gjejë qetësi.

Këtë herë ai është vënë nën shënjestrën e tifozëve të Barcelonës.

Një grup tifozësh të Barcelonës kanë qenë të pranishëm në qendrën stërvitore të klubit në ditën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.

Nëse për lojtarët e tjerë ka pasur një pritje miqësore, ndryshe ka ndodhur me Pikenë. Tifozët e kanë kontestuar mbrojtësin, teksa nuk kanë munguar thirrjet: Pike, tërhiqu nga futbolli!

Related posts

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Arbitri ndërron jetë gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Higuain e mbyll ndeshjen me sherr (VIDEO)

Delo.autor

“AVENTURA E FUTBOLLISTIT QË…”/ Panucci e NGELI në klasë, shqiptari braktis Greqinë për Suedinë! (FOTO)

F.autor

Leave a Comment