Futboll Sport

SANE NË RREZIK PËR GJERMANINË/ Vendin ia “rrëmben” shoku i skuadrës te Bajerni

Xhamal Musiala shkëlqeu në fitoren 6-1 në Frankfurt, ashtu si në Superkupën ndaj Lajpcigut, duke shënuar dy gola për ta dërguar në rezultatin 4-0 dhe 6-1. Adoleshenti i sulmit të Nagelsmanit është në një formë të frikshme dhe tani merr garanci për vendin në skuadër.

Emri: Jamal Musiala Datëlindja: 26 shkurt 2003 Vlera: 55 milionë euro

“Kur ai luan kështu, është e pamundur të imagjinohet skuadra pa të”, tha trajneri Nagelsman pas Lajpcigut. Por 19-vjeçari bëhet problem për një tjetër yll sulmi: Leroi Sane ishte vetëm në stol në të dyja ndeshjet, sepse në vend të 26- vjeçarit luajti Musiala. Ndërkohë që Koman, i cili mungoi me Frankfurtin i pezulluar, është gjithnjë aty për të shtuar konkurrencën.

Për Sanen situata mund të jetë gjithashtu e ndërlikuar për Kupën e Botës në Katar: trajneri i kombëtares, Hansi Flik, ka shumë alternativa që shtojnë konkurrencën dhe nga ana tjetër ai është një fans i madh i Musialës.

Related posts

Luftëtari katastrofik/ Flamurtari del në krye falë një SUPERGOLI të Bushiç

Isa.Autor

THUR ELOZHE PËR BASHKËKOMBËSIN E TIJ/ Ish-ylli i Milan-it: Hakimi është një nga më të mirët në rolin e tij

Delo.autor

“BLINDON” YLLIN E SKUADRËS/ Ancelotti befason: Vlen 150 milionë euro, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment