Futboll Sport

ORËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Erik Ten Hag jep përgjigjen përfundimtare në lidhje me të ardhmen e Ronaldos

Merkato po shkon drejt fundit dhe duket se Kristiano Ronaldo ka zgjedhur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij për këtë sezon. Përgjigjen e ka dhënë tekniku i tij, Erik Ten Hag, në konferencën përpara sfidës me Leistërin në kampionat.

Kur u pyet se transferimi i Antonit do t’i kushtonte minuta yllit portugez, ai u përgjigj: “Kjo gjë është e qartë, por Kristiano vazhdon të jetë pjesë e planeve tona. Ne na duhen lojtarë me kualitet dhe të jemi akoma pretendentë në të gjitha kompeticionet”.

Duket kështu se Ronaldo do të vazhdojë të jetë pjesë e Mançester Junajtid të paktën deri në janar, edhe pse dëshira e tij është që të largohet sa më parë për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ FSHF zyrtarizon 6 gjyqtarë për këtë takim, ja emrat

Delo.autor

HUMBJA SHOKUESE E BARCELONËS ME PËRMBYSJE/ Zidane: Nuk lumturohem për disfatat e rivalëve

Delo.autor

Sfida kundër Nigerisë/ Ja çfarë dëshiron të rregulloj Maradona tek Argjentina

Isa.Autor

Leave a Comment