Futboll Sport

SULMUESI BELG JA DEL, REBIÇ JO/ Si pritet të rreshtohet Milani sot ndaj Interit

Divok Origi e ka marrë veten dhe do të jetë rregullisht mes të grumbulluarve të Milanit për ndeshjen e sotme kundër Interit.

INTER MILAN

Problemet në shpinë privojnë nga kjo sfidë Ante Rebiçin, që do të qëndrojë përsëri në tribunë. Kroati është në përmirësim, por Pioli nuk dëshiron ta rrezikojë.

Në infermieri, ndërkohë, është vetëm Florenci që u dëmtua kundër Sasuolos dhe duhet të mungojë për një kohë të gjatë.

 

 

Këto dëmtime, sidoqoftë, nuk ndikojnë në zgjedhjet e Milanit për formacionin e sotëm.

Titullari i sulmit do të jetë ndëshkuesi i derbit, Olivie Zhiru, që me dopietën e tij, futi ekipin në binarët e titullit në vitin e kaluar.

Asnjë dilemë për rolet e tjera, ku Mesiasi do të rikthehet në të djathtë e Leao në të majtë, me De Ketelaren si fantazist.

Benaser e Tonaliri formojnë digën e mesit të fushës, teksa prapavija ndaj Interit do të jetë ajo klasikja, e përbërë nga Hernandez, Tomori, Kalulu dhe Kalabria, që rikthehet pasi pushoi kundër Sasuolos.

Në portë, si gjithmonë, Majk Menja.

MI (1)

Related posts

Grupi H/ Angli-Belgjikë: Përballja ku askush nuk e dëshiron fitoren…

Isa.Autor

“Guardiola ndërpret stërvitjen për 10 minuta nëse bën një pasim qesharak”

Sadik.Autor

Franca supersticioze? Ja gjesti që bënë “gjelat” gjatë nxehjes para finales për t’i sjellë fat

Isa.Autor

Leave a Comment