Futboll Sport

PJACA “ZHDUK” BAJERNIN/ Reja mund të mbështetet tek Ismajli, qendërmbrojtësi nuk stonon kundër Dybala-Abraham

Roma vuan, por në thyen Empolin duke marrë një trepikësh që i jep frymëmarrje pas dy blofeve radhazi në Serie A dhe Europa League. Jose Mourinjo përkëdhel edhe një herë Paulo Dybala-n, një bekim për portugezin, pasi sulmuesi argjentinasi ishte sërish njeri i ndeshjes, një shtyllë, një super gol dhe një asisit.

Në të 17-tën, me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë, Dybala kaloi Romën në avantazh. Empoli nuk u dorëzua, por zhvilloi një futboll të hapur sulmues, në minutën e 43-të u rikthyen në lojë teksa Bandinelli me kokë barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, në minutën e 71-të, Dybala dhuroi një asisit për Tammy Abraham me sulmuesin anglez që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë dhe Romën në avantazh. Kryeqytetasit kishin mundësi të mbyllin llogarite me këtë transfertë, por Pellegrini pak minuta më pas gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ismajli Bajrami
Adrian Ismajli zbriti në fushë si titullar për Empolin, në përfundim të sfidës u vlerësua me notën 6,5: Preciz në të gjithë ndërhyrjet ndaj sulmuesve të Romës pavarësisht cilësisë së verdhekuqve në repartin ofensivë. Ndryshe nga Ismajli, Nedim Bajrami ka humbur këtë periudhë statusin si titullar, u aktivizua në minutën e 63-të duke dhuruar dhe një asisit për Akpa Akpro.

Related posts

Portieri që kualifikoi Anglinë zbulon sekretin: Ja si e prita penalltinë

Isa.Autor

FIFA JEP DRITËN “JESHILE”/ Në 2021 ndryshon formati i trofeut “Botërori i Klubeve”, ja sa ekipe do të marrin pjesë

Delo.autor

TRANJERI I RI I REAL MADRID/ Solari nga tranjer i përkohshëm mund të aktivizohet për disa orë

Isa.Autor

Leave a Comment