Futboll

“Alexis Sanchez është penduar për kalimin te Manchester United”

Paul Ince beson se Alexis Sanchez është një nga arsyet kryesore të momentit të keq që po kalon Manchester United.

Kiliani ka shënuar vetëm një gol që prej transferimit të tij në Old Trafford dhe nuk ka arritur të kthehet në një lojtar vendimtar teksa Djajtë e Kuq janë eliminuar nga Sevilla në Champions League të martën.

Pasi shkëlqeu tek Arsenal gjatë katër viteve të fundit, shpresohet se Sanchez do të kishte përgjigjen e problemeve të United në sulm por zgjidhja akoma nuk është materializuar.

“Sanchez po mundohet të bëjë gjëra, por sa më shumë që mundohet aq më keq bëhet,” shprehet Ince për Paddy Power.

Manchester United's Portuguese manager Jose Mourinho looks on during a last 16 second leg UEFA Champions League football match between Manchester United and Sevilla at Old Trafford in Manchester, northwest England on March 13, 2018. / AFP PHOTO / Oli SCARFFOLI SCARFF/AFP/Getty Images

“Mbase ai mendon se do të kishte qenë më mirë të kishte pritur deri në fund të sezonit dhe të kishte shkuar në një skuadër tjetër.

“Është e qartë, duke parë United që kur i është bashkuar ai, se ai nuk i përshtatet mënyrës së futbollit që luan Mourinho. Te Manchester City do të kishte qenë më mirë për të.

“Ai, Pogba dhe Lukaku duhet të zgjohen dhe të fillojnë të luajnë me personalitet, pasi nuk është i gjithi faji i trajnerit.”

Related posts

VAZHDON KRYESIMIN E KAMPIONATIT/ Juventus mposht Genoan me 3 super gola

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Partizani pa ASANIN, por rreshtimi i “demave” NUK ndryshon

Isa.Autor

SFIDË ME AROMË SUPERIORE NË KOSOVË/ Gjilani i Mezanit thyen në shtëpi Prishtinën

Delo.autor

Leave a Comment