Futboll Sport

“NË FIJE TË PERIT”/ “Me shpatulla pas murit”. Mediat kryqëzojnë Simone Inzaghi-n (FOTO)

4 humbje në 8 ndeshje janë shifra që dënojnë Simone Inzaghi-n. Si të mos mjaftojë kaq, deklarata e tij pas humbjes kundër Romës: “Unë sjell të ardhura dhe trofe”, nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Inter.

Sot më shumë se kurrë, Simone Inzaghi nuk ndihet i sigurt në krye të Inter, këtë herë realisht është në provën finale, kërkohet një reagim i shpejtë nga ekipi në të kundërt e pret shkarkimi i sigurt.

La Gazzetta

Në program janë dy teste jetike, kundër Barcelonës në Champions dhe kundër Sassuolo-s në Serie A, kërkohet jo vetëm rezultat, por dhe lojë. Inzaghi duhet të zgjidh disa çështje shumë të rëndësishme brenda ekipit, duke nisur nga porta, ku vijon rotacioni në Champions, për të vijuar me dyshen De Vrij-Skriniar, shumë larg formës së një sezoni më parë, e për tu ndalur më pas në mesfushë dhe në sulm. Pas sfidës kundër Romës, Inzaghi përmendi mungesa e Brozovic, por edhe ndaj Barcelonës është i detyruar t’i besoj Kristjan Asllanit.

Formacioni

Si të mos mjaftojnë këto probleme, Inzaghi duhet të bëjë llogaritë edhe pa Romelu Lukakun, sulmuesi belg mbetet në bokse.

Related posts

INTERVISTA/ “Ylli” i Kombëtares i “shpraz” të gjitha: Nga problemet me pasaportën e Kosovës e deri te kufjet në vesh/ Njihuni me ta pathënat e Eros GREZDËS

Sadik.Autor

CR7 FESTON 36-VJETORIN/ Ja pse është momenti i “Përbindështi” Rondaldo. Historiku tregon se…

Delo.autor

Superkupa e Europës/ Atletico-Real do të jetë një ndeshje “gjithçka për gjithçka”

Isa.Autor

Leave a Comment