Futboll Sport

KONTRIBUTI ME MILANIN/ Rafael Leao, në Europë vlen sa Nejmari dhe Lionel Mesi

Rafael Leao është një nga katër lojtarët e vetëm me të paktën katër gola të shënuar dhe katër asiste në pesë ligat kryesore europiane në zhvillim.

Këtë statistikë portugezi i Milanit e ndan së bashku me Lionel Mesin, Nejmarin e PSG-së dhe Dango Uataran e Lorios në kampionatin francez.

Impakti i tij në këtë fillim sezoni ka qenë vrastar e nuk është rastësi që kampionët e Italisë kanë humbur vetëm në një ndeshje, ndaj Napolit, ku ai nuk ishte i pranishëm për arsye skualifikimi.

Në kontratë deri në vitin 2024, gjatë këtij muaji duhet të nisin bisedimet për rinovimin e tij deri në 2027-ën me një përmirësim të rrogës nga 1.5 milionë eurot aktuale në 6.5 milionë.

Related posts

Ottmar Hitzfeld vjen me një kërkesë FANTASTIKE për Shaqirin dhe Xhakën

Isa.Autor

FIFA nis hetimet ndaj tifozerisë ruse për kore raciste ndaj futbollistve Francez

Sadik.Autor

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ Aguero befason me deklaratën: E meriton finalisiti i Championsit…

Delo.autor

Leave a Comment