Futboll

Rivaldo: Messi më i miri në botë, do të doja të luaja me të

Ish- ylli i Barcelonës, Rivaldo, beson se Lionel Messi ëshë lojtari më i mirë në botë, ndërsa Cristiano Ronaldo  e meritoi ‘Topin e Artë’ këtë vit.

Dyshja do të përballen mes veti në fundjavë në një ndeshje ku do të vendos edhe forma e tyre.

“Do të më pëlqente të luaja me Messin, do të ishte e mahnitshme. Ai është më i miri në botë, njëri që e bën diferencën”.

“Ronaldo? Ai është lojtari më i rrezikshëm i Realit”.

“Është vështirë të ndalet, si Messi, pasi të dy shënojnë shumë gola”.

“Nëse Ronaldo e fitoi ‘Topin e Artë’ i bie që e ka merituar. Në kohën time kishte shumë më shuam lojtarë në garë për ta fituar titullin e më të mirit”.

“Mbaj mend Figo, Del Piero ose Totti, ndërsa tani vetëm dy lojtarë fliten për ta fituar këtë trofe”,

“Nuk jam këtu për të hapur debate, pro në kohën time kishte më shumë lojtarë. Tani dëgjon vetëm për Messin, Ronaldon dhe Neymarin”, ka thënë Rivaldo.

Related posts

“NË TË GJITHË DERBET E BOTËS NDODHIN INCIDENTE”/ Flet Andi Lila: Partizani po i trembet ndeshjes…

Delo.autor

PAS RONALDOS DHE POGBAS/ Po bëhet virale, trajneri i Rusisë bën gjestin qesharak me “Coca Cola-n” (VIDEO)

Delo.autor

Lewandowski shkëlqen me het-trik në fitoren e thellë të Bayern Munich ndaj Hamburg

Q.Autor

Leave a Comment