Futboll Sport

“LE TË BËJMË NJË TOST FRANCEZ”/ Mediat angleze me tituj pikantë, ndezin sfidën kundër “gjelave” (FOTO)

Të etur për sukses, Anglia ëndërron edhe një herë se mund të kthejnë kupën në shtëpi. Ky është një refren që e dëgjojmë çdo dy vite, kjo dhe për faktin se realisht “tre luanët” kanë një grup fantastik.

Prova e madhe për Southgate dhe të besuarit e tij është sfida e mbrëmjes së sotme ku përballen me Francën, kampionët në fuqi. Mediat angleze dhuruan spektakël këtë të shtunë, në vigjilje të kësaj sfidë, ku me titujt e tyre pikantë kanë provokuar jo pak:

Sun

“Tani djem, lë të bëjmë një tost francez”, ishte titulli përzgjedhur nga The Sun, shoqëruar me një fetë buke të thekur me imazhin e Harry Kane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Grinta, po kthehet në shtëpi”, është titulli i Mirror në faqen e parë. “Ngrihuni dhe bëhuni heronj”. “Po, ju mundeni”, ishin disa nga titujt e përdoruar nga mediat e tjera angleze.

Related posts

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Dy të rinj të dëmtuar, Rrapaj dhe Kote në formë. Ja situata tek “Demat”…

Delo.autor

NUK NJEH HUMBJE NË KAMPIONAT KËTË SEZON/ Skuadra shqiptare mes 14 ekipeve të pamposhtura të Europës (LISTA)

Delo.autor

Marotta sfidon Juventusin, Interi futet në garë për Pogban

Isa.Autor

Leave a Comment