Futboll Sport

PAMJET/ Një popull në ekstazë, Argjentina e “djeg” për suksesin e Messit, miliona tifozë festojnë për suksesin në Botëror

Një popull i tërë dehet nga suksesi, feston pafund për këtë titull kampion bote, festojnë për suksesin e Leo Messi-t me shokë. Miliona argjentinas shpërthyen në lot, këtë herë lot gëzimi, pasi “pleshti” i realizoi ëndrrën e madhe, 36 vite pritje për tu ngjitur në majën e botës.

Në Boenos Aires, me mijëra tifozë ndoqën live finalen e madhe, ndërsa pas Messi kompletoi kryeveprën e tij më të rëndësishme festuan deri në orët e para të mëngjesit.

Festë e madhe edhe në Rosario, në qytetin e lindjes së Messit, e njëjta skenë, me mijëra tifozë festuan deri në orët e para të mëngjes, por asgjë nuk përfundon këtu, një festë edhe më madhe është planifikuar kur Messi dhe të besuarit e tij do të zbarkojnë në Boenos Aries, për të festuar me popullin e tyre që aq shumë e dashuron futbollin, aq shumë e kishin pritur Kupën e Botës.

VIDEO

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja e Superkupës së Anglisë Liverpool-Manchester City. Rezultati 0-1

Delo.autor

Juventusi në epërsi, falë autogolit qesharak të mbrojtësit shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

JO VETËM INTER/ Për Paulo Dybala-n futet në skenë dhe klubi i madh i Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment