Futboll Sport

220 MILIONË EURO NË “PJATË”/ Al Hilal gati të bëjë çmenduri për Lionel Messin

Babai i Messit, Jorge, ndodhet në Arabinë Saudite dhe është kapur në një hotel me dy persona të afërt me familjen mbretërore. Pavarësisht zërave se Al Hilal ka nxitur një afrim me argjentinasin, e vërteta është se Leo është ambasadori i turizmit të këtij vendi.

Arabia e ka rritur vlerën e markës së saj me ardhjen e Cristiano Ronaldos dhe synimi i ligës është të tërheqë edhe Messin. Al Hilal është gati t’i afrojë 220 milionë euro Messit, por zyrtarisht nuk ka një ofertë. Kampioni i botës nuk nxitohet, duke marrë kohën e duhur deri në verë.

1

Vizita e Jorge në Arabi tregon për një çështje rreptësisht komerciale. Gjithashtu, pritet që ai të takohet me ministrin e Sportit për të analizuar një projekt për çerdhet.

Një bashkëpunim mes dy palëve për të promovuar praktikën e futbollit në një vend ku ende mungon tradita për këtë sport. Arabia është kandidate për organizimin e Kupës së Botës 2030 dhe dëshiron ta lidhë imazhin e saj me atë të Messit. Për sa i përket të ardhmes së tij si lojtar, do të duhet të presim.

Related posts

Joao Cancelo zbulon të vërtetën me zikaltrit, prisja më shumë nga Interi…

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ “Tërbohet” Manchester City, blerja rekord përgatit kthimin në shtëpi

Delo.autor

Croton shënon golin e dytë ndaj Lazios (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment