Futboll Sport

SURPRIZON BROJA/ Sulmuesi i Kombëtares rikthehet në stërvitje me Çelsin dhe prek topin pas 3 muajsh

Një lajm i mirë vjen nga klubi i Çelsit. Armando Broja është rikthyer në stërvitje.

Sulmuesi ka nisur me stërvitje intensive në palestër dhe në disa ushtrime i ka realizuar edhe me top.

Gjithçka bëhet e ditur në faqen zyrtare të Çelsit në “Instagram”, ku nëpërmjet një videoje të shkurtër shihet edhe rikuperimi i shpejtë që po bën sulmuesi i Kombëtares.

Për fat të keq ai nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Poloninë, teksa shpresohet që 21-vjeçari të rikthehet në dy ndeshjet e qershorit, që mesa duket, me këto ritme, të cilat sulmuesi po punon, nuk do të jetë problem. Broja është jashtë që prej muajit dhjetor dhe koha e rikuperimit u caktua në gjashtë muaj

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ INTERI synon zëvendësuesin e RONALDOS tek Portugalia

Isa.Autor

E përditshmja spanjolle: Neymar nuk dëshiron të luajë më as edhe një minutë për PSG-në

Q.Autor

TEUTA-LAÇI/ “Durrsakët” kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Niko Dovana” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment