Futboll Sport

NJË “TULIPAN” I RI PËR PORTËN/ Real Madrid futet në garë për talentin hollandez

Real Madrid është në kërkim të një portieri të dytë, pasi Thibaut Courtois është i paprekshëm. Spanjollët duan një për të zëvendësuar Andriy Lunin, i cili në të ardhmen mund të marrë vendin e portierit belg.

Mediat iberike shkruajnë se Reali po shikon “gardianin” e Anderlecht, Bart Verbruggen. Për të interesohen edhe klubet angleze të Liverpool dhe Manchester United, çka e bën garën mjaft interesante.

“Tulipani”, vetëm 20 vjeç, është nën kontratë deri më 30 qershor 205 dhe klubi belg e shet atë për të paktën 5 milionë euro. Verbruggen është edhe portier i Hollandës U21. /

Related posts

Golat shqiptarë vlejnë më shumë, sa rënie drastike nga 3 vite më parë!

Isa.Autor

JO VETËM MELO/ “Zhduket” lojtari tjetër i Partizanit. Sulmuesi bëhet mister

Delo.autor

Rashford bën “ligjin”, Manchester mposht Liverpool

Q.Autor

Leave a Comment