Futboll Sport

CHAMPIONS/ Fitore në “San Siro”, Milan i falet Bennacer. Spektakël madrilen i Realit ndaj Chelseat

Champions League luajti sonte dy ndeshjet e radhës çerekfinale. Milan tregon se në këtë kompeticion peshon shumë edhe fanella, fitore minimale 1-0 në “San Siro” ndaj Napolit, sukses ky i arritur me mjaft vështirësi.

Në fillimin e sfidës, napoletanët shfaqen kërkues, Maignan i mohoi golin Zielinskit.

Një kundërsulm perfekt i kuqezinjve përfundon me gol në minutën e 40-të. Ishte pikërisht Ismael Bennacer qe me një goditje me të majtën, ia del të mposhtë Meret. Fraksioni i parë mund të sillte një tjetër gol të “Djallit”, nëse Kjaer do tregohej më i saktë me kokë, pasi sfera përfundoi në traversë.

Ekipi i drejtuar nga Lucciano Spalleti do rriste presionin, në kërkim të barazimit, gjithsesi mbrojtja e ekipit nga Milano dukej në një natë të mirë. Anguisa do merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 75-të, duke komplikuar edhe më shumë gjërat për miqtë. Deri në fund shifrat do mbeteshi të pandryshuara, kurioziteti është i madh për sfidën e kthimit.

 

 

Real Madrid siguron një rezultat të rëndësishëm në aktin e parë të zhvilluar në Spanjë, triumf i pastër 2-0 ndaj Chelsea.

Blutë e Londrës ngacmojnë në minutat e parë, por nuk finalizojnë dot. Në të 17-tën, Valverde provoi nga distanca, pa mundur dot të gjejë as portën.

Los Blancos mund të festonte në minutën e 21-të. Kepa pret goditjen e Vinicius, por aty u gjend Benzema, i cili nga fare pranë e pati lojë fëmijësh të “tundë rrjetën”.

Ekipi i Lampard do mbetej me një lojtar më pak, në minutën e 60-të Ben Chilwell ndëshkohet me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Në inferioritet numerik, mysafirët do pësonin golin e dytë, tanimë nga Asensio (70’). Sfida e kthimit luhet pas pak ditësh dhe do përcaktojë skuadrën që kualifikohet.

Related posts

“SELMAN STËRMASI” NË KAPACITET MAKSIMAL/ Ja sa bileta janë shitur për derbin e kryeqytetit

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Kampionët e Europës bëjnë gati 45 milionë euro për mbrojtësin e Serisë A…

Delo.autor

JUVENTUSI NUK FAL/ DYBALA “bombardon” portën dhe kalon në epërsi italianët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment