Futboll Sport

PIQUE HYRI NË MES/ “Pabesia” e ish-lojtarit të Barçës, Clara Chía ishte e lidhur kur ata u njohën

Që nga ndarja e bujshme mes Shakira-s dhe Pique, Clara Chía, partnerja aktuale e ish-lojtarit të Barçës, ka qenë në sy të uraganit mediatik. Por si lindi dashuria mes tyre? Në fillim të qershorit 2022, Shakira dhe Piqué konfirmuan se po i jepnin fund lidhjes së tyre pas 12 vitesh bashkë.

Një lidhje që iu ka sjellë në jetë dy fëmijë: Sasha dhe Milan. Menjëherë më pas u bë publike ndarja me yllin e pop-it, ish-mbrojtësi i Barcelonës konfirmoi miqësinë me të renë katalanase.

Një vit më parë u spekulua për një romancë të mundshme mes Pique dhe një punonjëseje të kompanisë së tij “Kosmos”. Asokohe, ajo që nuk dihej ende ishte identiteti i “flakës së re”, Clara. Edhe kur Pique ishte ende me Shakira, ai e kishte tashmë këtë lidhje tjetër.

Ata janë takuar në “Kosmos”, kompaninë e Gerard Piqué. 24-vjeçarja ishte e dashura e një prej miqve të Piqué dhe ish-futbollisti u fut në mes të lidhjes. Fundi dihet nga të gjithë, Clara Chía është aktualisht partnerja e Piqué.

Related posts

SFIDA NDAJ “KUQEZINJVE”/ Lajm i keq për Romën, dëmtohet lideri i skuadrës. Ja sa pritet të mungojë…

Delo.autor

FUNDI I NJË EPOKE/ E thotë Lewandowski: Koha ime te Bayern ka përfunduar

F.autor

BUNDESLIGA/ Censura e çuditshme, televizioni iranian zhduk arbitren e ndeshjes në Bundesliga

Sadik.Autor

Leave a Comment