Futboll Sport

DUHET PRITUR ENDE RIKTHIMI I TIJ/ Armando Broja vazhdon rikuperimin intensiv

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Chelsea, Armando Broja, pritet të rikthehet nga dëmtimi në korrik, kur Chelsea të luajë ndeshjet para-sezonale në Amerikë.

Armando Broja vazhdon të stërvitet i veçuar dhe në palestër me klubin e Chelsea dhe po përpiqet të rigjejë formën e tij mbresëlënëse. Ai pritet të rikthehet në muajin korrik në fushën e lojës dhe lë të kuptohet që do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

“Bomberi” 21-vjeçar ka qenë jashtë fushë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar ku pësoi një dëmtim gjatë miqësores kundër Aston Villa. Broja kreu një operacion në gju, ndërsa tani ka filluar seancat e rikuperimit.

Broja dëshiron të qëndrojë te Chelsea, por për të realizuar këtë gjë ai duhet të punojë fortë për të rigjetur formën e tij më të mirë dhe të bindi trajnerin e Chelsea sezonin e ardhshëm.

Related posts

RIKTHEHET ÇËSHTJA POGBA/ Raiola kërkon takim urgjent me Manchester United

Delo.autor

ANALIZA/ Zero duele të fituara, Juventus është ende në kërkim të një lideri në mesfushë

Delo.autor

“DE LIGT NUK ËSHTË TEK AJAX”/ Gazetari e konfirmon: Mbyllet marrëveshja me klubin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment