Futboll Sport

ZYRTARE/ Merr fund telenovela, Leao firmos rinovimin me Milanin

Pas gati një viti pritjeje, ka ardhur dita e Rafa Leaos. Sulmuesi portugez mbërriti sot në drekë në Casa Milan, pak pas orës 14:30 për të firmosur rinovimin e tij me klubin kuqezi.

Leao firmosi pak çaste më parë një rinovim kontrate deri në vitin 2028 dhe me një pagë prej rreth 5 milionë euro në sezon plus bonuse. Kontrata e yllit portugez gjithashtu do të përfshijë edhe një klauzolë prej rreth 175 milionë eurosh.

“Jam shumë i lumtur, ishte diçka që doja ta bëja dhe tani është bërë. Shpresojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku në të ardhmen. Negociatat? Ne gjetëm një marrëveshje dhe jam shumë i lumtur.

Të mbyllim këtë sezon me ndeshjen kudnër Veronës dhe më pas të përgatitemi për sezonin e ardhshëm dhe të fitojmë trofe. Të ndryshoj numrin e fanellë? Të shohim, por numri 17-të është special për mua”, është shprehur Leao

Related posts

PËRBALLJA NDAJ DUSTIN POIRIER/ McGregor sfidon Khabib: Unë di si ta mund, ndaj ka frikë të duelojë me mua

Delo.autor

Wanda Nara e tradhtoi Icardin me mesfushorin e Interit? Përgjigjet lojtari

Q.Autor

Reali Madrid në ‘aksion’, gati të paguajë klauzolën e Kepas

Q.Autor

Leave a Comment