Futboll Sport

NUK ËSHTË BROJA/ Milani bën “pazar” te Chelsea, “dopietë” blerjesh në Londër. “Djalli” merr falas edhe lojtarin e Lazios

Milani e nisi këtë verë, këtë post sezon, me një shkarkim të bujshëm, atë të Paulo Maldinit dhe me një largim po kaq të bujshëm, atë të Sandro Tonalit, me këtë të fundit që nuk është bërë ende zyrtare. Pas pakënaqësive të mëdha nga ana e tifozëve kuqezi, më në fund drejtuesit e klubit po lëvizin në merkaton në hyrje, me emra konkret.

La Gazzetta

Është thuajse e kryer, mungon vetëm zyrtarizimi, por Loftus-Cheek mund të konsiderohet pa frikë një lojtar i Milanit. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Christuan Pulisic. Të dy lojtarët vijnë nga Chelsea, duke konfirmuar marrëdhënien e mirë me blutë. Në fakt, më herët ishte lakuar edhe emri i Brojës, por këto dy blerje konfirmojnë se Broja nuk është në shitje, nuk është në listën në dalje.

Corriere

Jo vetëm Loftus-Cheek dhe Pulisic, këto ditë, drejtuesit e klubit kuqezi pritet të mbyllin marrëveshjen edhe me Luka Romeron e Lazios, lojtari vjen me parametra zero ndërsa do të firmos një kontratë deri në 2027. Duke u rikthyer te dyshja e Chelsea, Loftus Cheek do t’i kushtojë Milanit 15 milionë sterlina ndërsa Pulisic 18 milionë.

Related posts

Nëse dështon Kroos, Mourinho ka gati zëvendësuesin te Napoli

Q.Autor

E GJEN SI RIVAL NË LA LIGA/ Papu Gomez mesazh dashurie për “Cholo” Simeone: Isha rebel por…

Delo.autor

ZYRTARE/ Realizoi vetëm një gol në Superiore këtë sezon, sulmuesi prezantohet te klubi jashtë vendit

F.autor

Leave a Comment