Futboll Sport

PEP PËRPLASET ME XAVI-N/ Shkak bëhet Cancelo, portugezi mbetet me “valixhe në duar”

Mbrojtësi portugez Joao Cancelo nuk e ka ende të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Ai e mbylli sezonin e fundit i huazuar te Bayern Mynih, por nga 1 korriku është kthyer sërish në bazë, te skuadra e Manchester City, duke qenë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola.

Gjithsesi, ky i fundit nuk dëshiron ta ketë 29-vjeçarin portugez në ekip, ndaj Cancelo do të lihet sërish i lirë të largohet. Ideja ishte që portugezi të transferohej te Barcelona këtë verë, por deklarata e fundit e trajnerit Xavi, që u shpreh se Pep e gënjeu në janar, duke mos ia dhënë portugezin, ashtu sikurse i kishte premtuar, ka përmbysur situatën.

“Xavi-n e kanë mashtruar, nuk është ajo e vërteta në lidhje me Cancelo”, është shprehur Guardiola, që duket se ka vënë veton për të mos lejuar transferimin e mbrojtësit në “Camp Nou”.

Pra, tensionet mes dy trajnerëve kanë vënë në dilemë të ardhmen e Joao Cancelo, që pret të mësojë emrin e ekipit ku do të luajë. Manchester City kërkon 60 milionë euro për lojtarin, shumë që Barcelona nuk e paguan dot, ndaj dhe e dëshironte lojtarin në formë huazimi.

Related posts

TËRMET TE MILANI/ Pas largimit të sigurtë të Boban e Maldinit, trajneri mendon dorëheqjen pas ndeshjes me Juven

F.autor

PARALAJMËRON LARGIME/ Igli Tare: Ne duam që të arrimë objektivat tona, mund të them…

Delo.autor

ZYRTARE/ Merret vendimi: Sot në mbrëmje Mirabelli do të largohet nga Milani

Isa.Autor

Leave a Comment