Futboll Sport

VLAHOVIC APO CHIESTA? Kush do të largohet nga Juventus? Allegri duket se e ka marrë vendimin final

Juventus përgatitet për ndeshjen e parë miqësore që do të luajë në tokën amerikane, atë ndaj Milan pas tri ditësh. Trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur për skuadrën që do të hedhë në fushë dhe skemën që do të përdorë, duke dhënë edhe indikacione për të ardhmen e merkatos.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, bardhezinjtë do të luajnë me skemën 3-5-2, duke patur në sulm dyshen Chiesa-Kean. Sinjal ky që tregon se trajneri Allegri ka vendosur t’i besojë në sulm italianit dhe jo Dusan Vlahovic. Ky i fundit pritet të lërë bardhezinjtë, për t’i hapur rrugë transferimit të Lukaku.

Nuk është vetëm formacioni që trajneri Allegri do të hedhë në fushë ai që orienton klubin për të shitur Vlahovic, por edhe fakti që sulmuesi serb ka prej një viti probleme fizike. Dëmtimet e shpeshta për shkak të pupalgjisë nuk po lënë rehat sulmuesin, që ka një vit që luan me hope, duke mos dhënë maksimumin.

Kështu, Vlahovic duket se ka më shumë shanse për t’u larguar këtë verë nga Juventus, ndërkohë që Chiesa do të rikonfirmohet. Skema e Allegri e favorizon sulmuesin Italian, ndërkohë që në krahun tjetër do të jetë Timothy Weah, që do të furnizojnë me topa Lukaku, që do të vijë pas largimit të Vlahovic.

Related posts

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Wilder akuza Fury: Do të kërkojë të mashtrojë sërish si herën e fundit

Delo.autor

FORMULA 1/ Red Bull befason Mercedes, Verstappen siguron “pole position” në Abu Dhabi

Delo.autor

Vrsaljko pranë vizitave mjekësore, ja numri që do të mbajë tek Interi mbrojtësi kroat

Isa.Autor

Leave a Comment