Futboll Sport

ZYRTARE/ Kontratë për pesë vite, Napoli afron mbrojtësin nga Brazili

Napoli ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e mbrojtësit Natan Bernardo De Souza nga RB Bragantino, skuadër kjo e cila luan në Brazil.

Pasi shqyrtoi një numër opsionesh, duke përfshirë Kevin Danso të RC Lens, kampionët e Italisë vendosën të investojnë për Natan dhe ra dakord për një marrëveshje me vlerë rreth 10 milion € me klubin e Serie A braziliane.

Siç u njoftua sot, Natan ka nënshkruar kontratë për pesë vite dhe do të zëvendësojë të larguarin Kim.

Qendërmbrojtësi brazilian 22-vjeçar zhvilloi 103 paraqitje në të gjitha garat për RB Bragantino, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime. Ai ishte pjesë e skuadrës së Flamengos që fitoi titullin e Brazilit në vitin 2020.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Klopp planifikon goditjen 70 milionëshe, befasohen Inter dhe Juventus. Ja emri…

Delo.autor

2 SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ Fillon kapitull të ri, Benzema kthehet në kombëtare pas 2058 ditësh

Delo.autor

BEFASON BOTËN E FUTBOLLIT/ Klinsmann përgatit kthimin e bujshëm: Gjithçka është e mundur…

Delo.autor

Leave a Comment