Futboll Sport

SHUMË PRANË AKORDIT PËR LUKAKUN/ Roma e Chelsea negociojnë detajet e fundit

Fillimisht u aludua se Roma do të paguante 10 milionë euro “bluve” të Chelsea, për të siguruar kartonin e Romelu Lukakue, në huazim, mirëpo nuk ka ndodhur kështu me “verdhekuqtë” që kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga londinezët.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat e huaja, kryeqytetasit italianë i kanë ofruar “bluve” 4 milionë euro dhe këta të fundit, duket se kanë vendosur të ulin kërkesat e tyre dhe tanimë kërkojnë vetëm 7 milionë euro për huazimin e belgut.

Përsa i përket pagës së lojtarit, e gjitha do të paguhet nga “verdhekuqtë”, me lojtarin që vendosi të ultë dhe shumë e parave të tija, duke e çuar në 7 milionë euro në sezon, shifër kjo që kënaq gjithashtu kërkesat e Chelsea, të cilët nuk dëshironin të paguanin asnjë qindarkë për “bomberin” belg

Related posts

FEDERER KËTË HERË NUK GABON/ Hakmerret pas 11 vitesh ndaj Rafael Nadal në “Wimbeldon”

Delo.autor

PAS NDESHJES/ Sarri: Isha nën presion, Hazard nuk po jep maksimumin

Isa.Autor

REAL MADRID I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një aksioni perfekt, Mesfushori Kroos ndëshkon Valenicia-n me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment