Futboll Sport

KTHEHET SUPERIORJA/ Në fushë zbresin sot dy skuadra që kanë nevojë për pikë

Kategoria Superiore kthehet sot në fushën e lojës me ndeshjet e javës së katërt. Në fakt, luhet vetëm një e tillë, sfida mes Erzenit dhe Dinamos në Rrogozhinë që nis në orën 16:00.

Të dy skuadrat kanë nevojë për pikë, pasi gjenden në pjesën e poshtme të klasifikimit Erzeni nuk ka shijuar ende fitoren e parë të këtij sezoni, ndonëse ka siguruar dy pikë në takimet e mëparshme, teksa u mund në javën e tretë nga Egnatia me rezultatin 4-3.

Ndërkohë, Dinamo siguroi tre pikët e para duke fituar 2-1 ndaj Kukësit, për t’i dhënë pak më shumë qetësi Di Biaxhos i cili u emërua me shumë eufori në drejtimin e bluve, por po përballej me mungesën e rezultateve në startin e edicionit./Panorama Sport

Related posts

NGJARJE TRONDITËSE/ Goditet nga RRUFEJA në fushë, humb jetën trajneri i…

F.autor

NDESHJA E PARË E VITIT/ Zhegrova mungon në kampionat

F.autor

DUAN SUKSES NË EUROPË/ Hazard, Courtois dhe Willian po kërkojnë largimin nga Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment