Futboll Sport

DEKOR MAHNITËS/ Plis mbi çdo ulëse në “Air Albania” dhe sundim i ngjyrave kuq e zi, si duket stadiumi një ditë para ndeshjes

“Air Albania” mirëpret nesër në orën 20.45 ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë i kanë vendosur vetes objektivin e kualifikimit në një kompeticion kaq madhor për herë të dytë në histori dhe deri më tani kryesojmë grupin.

Atmosfera ndihet në ajër që një ditë para takimit. Mbi çdo ulëse të “Air Albania” është vendosur nga një plis, me imazhet spektakolare  që të lënë pa mend nga impianti gjigand.  Gjithashtu, duket se kudo spikat ngjyra kuq e zi.

Dekori perfekt i shton edhe më shumë hijeshinë stadiumit, para një takimi kaq jetik për kombëtaren tonë. Tashmë djemve tanë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë detyrën në fushë, për ta kthyer mbrëmjen e së enjtes në festë.

 

 

 

18665cc4 Df6d 4838 8e33 352e8334b621

1c331e02 9bb9 4aaa Ad95 13d0706d3a9f

Related posts

(VIDEO) Arsenal barazon me shpejtësi, Mertesacker shënon për ‘topçinjtë’

Q.Autor

SUKSES HISTORIK PËR BOKSIERIN SHQIPTAR/ Jurgen Uldedaj mposht Arganaraz dhe shpallet kampion Bote

Delo.autor

Agjenti i Mauro Icardit nis kontaktet me klubin nga Premier Liga

Sadik.Autor

Leave a Comment