Futboll Sport

I PARI QË I DHA BESIM BROJËS/ Legjenda e Çelsit gati të bëhet trajneri i një tjetër futbollisti të Kombëtares

Frenk Lampard duket se është gati për një tjetër aventurë si trajner në futbollin anglez, por kësaj radhe në Championship.

Legjenda e Anglisë dhe e Çelsit është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Bristol Sitit, skuadër ku aktivizohet mesfushori i talentuar i Kombëtares, Anis Mehmeti.

Kjo mund të jetë një shenjë e mirë për 22-vjeçarin shqiptar, pasi Lampard njihet për punën e tij me talentet dhe mund t’i japë më shumë minuta Mehmetit në dispozicion.

Kujtojmë që Lampard është trajneri i parë që i dha besim Armando Brojës me Çelsin, kur e aktivizoi atë me ekipin e parë të “Bluve” kur ishte vetëm 18 vjeç në një sfidë të Premier Ligës kundër Evertonit.

Related posts

VAZHDON SHKËLQIMIN NË HOLANDË/ Sulmuesi Broja gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Viteshe-s (VIDEO)

Delo.autor

ÇËSHTJA E SHOQATAVE RAJONALE TË FUTBOLLIT/ Reagon FSHF: Anëtarëve i është bërë presion për zgjedhje

Delo.autor

Guardiola: Duhet të thur një plan për të ndalur Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment