Futboll Sport

ZYRTARE/ Çështja e rinovimit, Torino vendos për Vojvodën

Pas paraqitjeve të mira, Mergim Vojvoda është shpërblyer me kontratë të re. Torino ka rinovuar me mbrojtësin shqiptar, teksa Vojvoda do të qëndrojë te kjo skuadër e Sere A deri në vitin 2025.

“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të vazhduar kontratën e lojtarit Mërgim Vojvoda deri më 30 qershor 2025. Këtu që nga gushti 2020, ai ka zhvilluar 103 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola” – Shkruan klubi.

Vojvoda po luan sezonin e katërt në Torino. Në këtë edicion, ai ka luajtur 14 ndeshje. 28-vjeçari ka luajtur më parë te Mouscron dhe ST Liege.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Gjermani-Holandë. Rezultati 1-2

Delo.autor

KA KRYER SEKS ME 2 FEMRA NJËKOHËSISHT/ Prostituta zbulon tradhtinë e Rooneyt

F.autor

Napoli pret Spal, do fitoren e nëntë radhazi dhe rekordin

Q.Autor

Leave a Comment