Futboll Sport

KUPA E KOMBEVE/ Nigeria mjaftohet me një gol, triumf me zemër ndaj Bregut të Fildishtë

Pritej të ishte ndeshje e luftuar dhe ashtu rezultoi. Gjithsesi, në fund të sfidës mes Bregut të Fildishtë dhe Nigerisë pati vetëm një fitues. Nigerianët triumfuan 0-1 në Stade Olympique Alassane Ouattara (Abidjan), në ndeshjen e vlefshme për grupet e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Goli i vetëm i takimit mban firmën e William Troost-Ekong, me mbrojtësin që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, vetëm 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Të besuarit e Jean-Louis Gasset rritën presionin por nuk mundën dot të gjejnë golin e barazimit.

S3

As shtesa e konsiderueshme prej 9 minutash nuk solli gol, pavarësisht rasteve. Pas xhiros së dytë të grupeve, Nigeria renditet në vendin e dytë me 4 pikë, një pikë më shumë se Bregu i Fildishtë i vendit të 3-të.

Related posts

Flamurtari-Laçi nuk dihet ende ku do luhet, ja “oferta” e vlonjatëve për FSHF

Sadik.Autor

“NJËSOJ SI SHQIPËRI-SERBI”/ Përsëritet droni si në Beograd, ndodh në Luksemburg (FOTO)

Delo.autor

SHITJA E MILANIT/ Commisso: Unë dua ta mbyll marrëveshjen, por Li…

Isa.Autor

Leave a Comment