Futboll Sport

NJË DËMTIM E LA JASHTË NDESHJEVE TË KOMBËTARES/ Granada tregon situatën e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni humbi ndeshjet miqësore të kombëtares, për shkak të një dëmtimi. Klubi i Granadas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar për situatën e sulmuesit të Shqipërisë.

“Analizat mjekësore të kryera ndaj sulmuesit Myrto Uzuni konfirmojnë se ai vuan nga një dëmtim në tendinën e Akilit, në këmbën e majtë. Rikthimi i tij në fushën e lojës varet edhe nga evolimi i dëmtimit të tij” – Shkruan klubi.

Uzuni ka luajtur 28 ndeshje në këtë sezon të kampionatit spanjoll, ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Për të, ky është edicioni i tij i 3-të te Granada. Më parë, ai ka mbajtur veshur fanellën e Ferencvaros.

Related posts

LAJM I KEQ PËR HOLANDËN/ Sulmuesi dëmtohet dhe mbyll Europianin

Delo.autor

THYEN “MALLKIMIN” E TRANSFERTAVE/ “Katakanasit” mposhtin Getafen dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

FENOMENI BRAZILIAN/ Ronaldo shikon për herë të parë si president klubin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment