Futboll Sport

STATISTIKAT/ Mbrojtja më e mirë e kampionatit, Partizani “zotëron” ajrin

Me një gol më pak sesa Vllaznia, Partizani renditet si mbrojtja më e mirë e kampionatit me 25 gola të pësuar pas 28 javësh kampionat. Për të qenë më të mirët të kuqtë kanë arritur të përmirësohen në lojën e tyre në vazhdimësi dhe kanë krijuar pika të forta, që ua bëjnë thuajse të pamundur kundërshtarëve për t’i shënuar në mënyra të caktuara. “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim për të studiuar nëpërmjet statistikave mënyrën, vendin dhe momentin që kampionët në fuqi i pësojnë golat.

TË PAMPOSHTUR NË AJËR – Nëse do t’u kishim caktuar një superfuqi të “Avatar”-it, të kuqtë do të ishin “mjeshtrit e ajrit”. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi, që është i treti trajner në këtë sezon, ka pësuar vetëm dy gola me kokë gjithsej në Superiore.

Të vetmit që kanë mundur t’u shënojnë të kuqve në këtë mënyrë janë Malota në një nga barazimet 1-1 me Egnatian në Rrogozhinë dhe Flavio Meçja në fitoren kundër Kukësit me shifrat 4-3 në stadiumin “Arena e Demave”. Në 18 ndeshjet e tjera në të cilat Partizani ka pësuar gol, mbrojtja ka arritur të jetë e saktë në duelet ajrore.

GODITJET STANDARDE – Partizani ka pësuar vetëm një herë me goditje dënimi, edhe në atë rast me shumë fat në favor të Balajt, i cili gjeti fillimisht shtyllën dhe më pas u ndihmua nga shpina e Qirkos për të realizuar në fitoren e të kuqve me shifrat 4-1 ndaj shkodranëve.Një tjetër goditje standarde ku janë treguar të pavëmendshëm është goli i Malotës me kokë në barazimin e përmendur më lart, në ndeshjen më të zezë të historisë së futbollit shqiptar, kur u nda nga jeta Duamena. Nga ana tjetër, të kuqtë kanë pësuar plot pesë herë me penallti, çka tregon për njëfarë shkujdesje në ndërhyrjet në zonë.

BRISHTËSI NË ZONË – Në 19 nga 25 golat e pësuar, Partizani është ndëshkuar me aksione brenda zonës. Padyshim shanset për të pësuar në këtë hapësirë të fushës janë më të mëdha se kudo tjetër, por mund të themi se mbulimi më i rreptë i zonës mund të përmirësonte këtë statistikë. Nga ana tjetër, në 6 raste të tjera të kuqtë janë ndëshkuar me gola nga jashtë zonës. Për t’u shënuar është rrjeta e Fernandos në javët e para. Sa i përket krahut, portierët janë ndëshkuar më së shumti nga e djathta e kuadratit.

Related posts

“HIGUAIN I FIKSUAR ME FEMRAT”/ Modelja zbulon prapaskenën: Sulmuesi mbante mbathje me…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ U largua nga Vllaznia, mesfushori shkodran prezantohet tek klubi…

Delo.autor

E ARDHMJA E GODIN LARG ATLETICOS/ Ja kur zyrtarizohet ekipi i ri

Delo.autor

Leave a Comment