Futboll Seria A Sport

ZIRZKEE DËSHIRON QËNDRIMIN NË SERIE A/ Milan “lëviz gurët”, propozimi i kuqezinjve

Joshua Zirkzee po zhvillon një sezon pozitiv te Bologna. Sulmuesi i njohur ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën nga Bologna këtë edicion, teksa me paraqitjet e tij i ka dhënë një dorë ekipit për të kapur zonën e Europës.

Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e mëdha ku sipas asaj që shkruajnë mediat, Milan po mendon që të transferojë futbollistin. Sipas asaj që u raportua në edicionin e sotëm të La Gazzetta dello Sport, ish sulmuesi i Bayern Munichut do të qëndronte me dëshirë në Serinë A, për t’u rritur më tej dhe e konsideron Milanin një destinacion të mirëpritur. Një lajm i mirë ky, që mund të rezultojë si një shtysë për të kryer transferimin. Holandezi ka realizuar 10 gola në këtë sezon, ndërsa ka dhuruar 3 asiste.Milani mund të arrijë deri tek një ofertë afër 50 milionë, duke përfituar këtu edhe nga kartoni i Alexis Saelemaekers, vlera e të cilit mendohet të jetë 10 milionë euro.

Related posts

EPISODI I RËNDË/ Ylli Griezmann del në mbrojtje të shokut të skuadrës

Delo.autor

NDIZET MERKATO/ Javë vendimtare për MBAPPE, POGBA, MARIANO, KUADRADO…

Isa.Autor

DHJETË SPORTISTËT MË TË PAGUAR TË DEKADËS/ Kryeson Mayweather, ndjek Cristiano Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment