Futboll Sport

TRI PIKËT JETIKE PËR MBIJETESË/ Laçi kërkon vazhdimësi në transfertën shkodrane

Nga një transfertë e vështirë, te një tjetër akoma edhe më e vështirë. Laçi mori 3 pikë të arta në Durrës disa ditë më parë, ndërsa sot duhet të shkojë në Shkodër për t’u përballur me Vllazninë, ku i duhen sërish pikë për të mos bërë hapa prapa.

Situata në renditje mbetet e komplikuar dhe për të mos zhvlerësuar atë fitore ndaj Teutës, skuadrës së trajnerit Armando Cungu i duhet që të paktën të mos dalë e mundur nga “Loro Boriçi”. Për trajnerin shkodran është një ndeshje e veçantë, sepse ka përballë ishskuadrën e tij, por, siç pohoi edhe vetë pas ndeshjes në Durrës, nuk është hera e parë që i ndodh. Në këtë transfertë, ai ka të gatshëm edhe mesfushorin Qato.

Related posts

Manchester City tenton “rrëmbimin” e Seri, të preferuarit të Barças

Q.Autor

Gledi Mici në tregun e merkatos: Dua të firmos jashtë, por nuk e përjashtoj edhe një rikthim te…

Sadik.Autor

Juventus zgjedh stadiumin për ekipin e dytë, shpërthejnë tifozët

Sadik.Autor

Leave a Comment