Futboll Sport

U-17 PËR VAJZA/ Shqipëria i jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen ndaj Izraelit

Kombëtarja e vajzave U-17 i dha dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e dytë ndaj Izraelit këtë mesditë. Takimi i vlefshëm për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit U-17 është i fundit në këtë grup.

E gjithë skuadra ishte në dispozicionin e trajneres Cyme Lulaj, teksa atmosfera në skuadër është pozitiv dhe janë gati për takimin e nesërm.

Shqipëria u mund 1-3 nga Kosova në ndeshjen e parë të grupit, ndërsa përballja Kosovë – Izrael u mbyll me barazimin 1-1.

Ndeshja Shqipëri – Izrael do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 14:00. Dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë tifozët shqiptarë për të mbështetur Shqipërinë e vajzave në këtë ndeshje.

Related posts

ÇFARË PO NDODH/ Futbollistët e MILANIT lënë Italinë, MANCINI kapet pas…

Isa.Autor

NIS AVENTURËN E RE/ Mbrojtësi Luiz bëhet shok skuadre me Balotellin dhe portierin e Kosovës

Delo.autor

QEVERIA PORTUGEZE DHA LEJE PËR STËRVITJE/ Tifozët nuk pyesin për COVID-19 dhe shkojnë përkrahin skuadrën masivisht (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment