Futboll

Trajneri aktual i Shqipërisë, kur Barça ndëshkohej nga Kristian Panuçi

Historia e futbollit regjistron disa përballje mes Romës dhe Barcelonës. Nëse nga hera e fundit në memorie ka mbetur goli i Florencit nga mesi i fushës, për verdhekuqtë 17 vite më parë ka shënuar edhe Kristian Panuçi.

Trajneri aktual i Shqipërisë, në periudhën në fjalë ishte pjesë e ekipit nga kryeqyteti italian dhe pikërisht ndaj katalanasve gjente një gol që bëri të heshte stadiumin “Kamp Nou”.

Verdhekuqtë udhëhoqën deri tetë minuta nga fundit, kur Barça gjeti golin e barazimit me holandezin Patrik Klaivert, me ekipet që ndanë nga një pikë pasi ndeshja ishte e vlefshme për fazën në grupe ku së bashku me dy ekipet ishin edhe Liverpuli me Galatasarain.

Related posts

“DASHURIA GJITHMONË FITON”/ Saka thyen heshtjen: Nuk ka vend për racizëm ose urrejtje në futboll dhe…

Delo.autor

“EURO 2020″/ UEFA publikon të dhënat, lojtari më i shpejtë luan për Italinë. Ja emri…

Delo.autor

FRANCA PUBLIKON LISTËN/ Ja futbollistët e thirrur nga Deshamp për 2 sfidat e muajit mars (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment