Futboll Sport

“MBRETI” MYRTO UZUNI/ “Tripleta” e rradhës e çon në krye të golashënuesve: Shënoj për të gëzuar tifozët (VIDEO)

Tani mund të cilësohet pa frikë se goleador. Po flasim për Myrto Uzunin, sulmuesin shqiptar të Granadës, i cili po shkëlqen nga java në javë, por në ndeshjen e fundit kundër Cartagenas është treguar me të vërtetë i pamëshirshëm. 29-vjeçari realizoi 3 herë në fitoren 4-1, duke përmbysur fillimisht avantazhin e miqve dhe më pas duke vulosur shifrat përfundimtare.

Tripleta e Uzunit vjen pak ditë pasi shkroi historinë duke u bërë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës, ndërsa kjo ishte hera e dytë që realizon 3 gola në një ndeshje me klubin spanjoll pas gushtit të 2022. Pas fitores me Cartagenan Uzuni u ngjit në kuotën e 14 golave këtë sezon, duke udhëhequr edhe listën e golashënuesve në La Ligën e dytë spanjolle. Pas tij vjen Suarez i Almerias me 2 gola më pak.

Shumë domethënës ishte edhe festimi pas ndeshjes, me Uzunin që ishte në rolin e udhërrëfyesit për tifozët. Madje të gjithë shokët e skuadrës festonin pas tij.

“Jam shumë i lumtur për golat, por edhe për fitoren. Është kënaqësi të shënosh një e jo më 3 gola. Njerëzit lënë punën për të na parë ne dhe për mua më e rëndësishme që të argëtojmë tifozët të cilët na vijnë në stadium,”-u shpreh Myrto Uzuni.

Klubi i Granadës pas ‘tripletës’ në rrjetet sociale e ka cilësuar Uzunin mbret.

Krejt ndryshe ishte mbremja për futbollistin tjetër të kombëtares Keidi Bare në La Ligën e dytë spanjolle. Mesfushori humbi një penallti për Zaragozën kur rezultati ishte 2-1 në favor të tyre kundër Oviedos. Më pas këta të fundit arritën të përmbysnin rezultatin në 2-3. Një detaj që në fund të ndeshjes detyroi trajnerin e Zaragozës të jepte dorëheqjen.

VIDEO

Related posts

Arsenal dhe Tottenham në garë për talentin brazilian

Q.Autor

Gattuso kërkon një mesfushor, Milan hedh sytë nga Reali

Sadik.Autor

ARRIN AKORDIN ME MBROJTËSIN 19-VJEÇAR/ Dortmund merr me kosto zero talentin e “Katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment