Futboll

Jose Mourinho ofron De Gean për Kroosin?

Jose Mourinho e do Toni Kroosin te Manchester Unitedi.

55 vjeçari, Jose Mourinho, nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Toni Kroos, raporton “The Independent”.

Gjermani ka qenë objektiv i Mourinhos për një kohë të gjatë për të cilin raportohet se është në gjendje të heqë dorë edhe nga portieri, David de Gea, që kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

Mou ditë më parë tha; “Reali ta harrojë De Gean”, por sot “The Independent” raporton se ai është i gatshëm ta shkëmbejë atë me Tonin.

Kroos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014. Ai ka bërë 178 paraqitje për “Los Blancos” deri më sot, duke realizuar edhe 11 gola.

28 vjeçari ka fituar tituj të shumtë te “Los Blancos”, duke përfshirë këtu edhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, andaj edhe mund të joshet për një aventurë të re pasi asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin që ka për Premierligën.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ylli Benzema dhe transferimi i bujshëm i bllokuar nga trajneri Tuchel

Delo.autor

“Gjelat” këndojnë sërish/ Presidenti i Hysajt merr Barin për 250 mijë euro

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Pioli: Ëndrrat tona mbeten të mëdha, Ibra bën diferencën me…

Delo.autor

Leave a Comment