Futboll Sport

SKRINIAR LARG PSG/ Mbrojtësi drejt transferimit në Stamboll

Milan Skriniar nuk është më pjesë e planeve të Luis Enrique te PSG. Sipas gazetës turke Fotomac, mbrojtësi sllovak ka arritur marrëveshje kontraktuale me Galatasaray për një transferim në janar.

Skriniar, i cili mbërriti në Francë si transferim i lirë në vitin 2023, nuk ka arritur asnjëherë të bindë drejtuesit dhe klubin në përgjithësi, me paraqitjet e tij. Pas 18 muajsh ulje-ngritje, lamtumira duket e afërt, me kalimin në Stamboll që duket si një mundësi e mirë për të vijuar karrierën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ende nuk është mbyllur transferimi pasi Galatasaray është ende duke negociuar detaje me klubin parisien. Lojtari u bë pjesë e PSG me shumë bujë, por Skriniar gradualisht humbi vendin e tij titullar përkrah Marquinhos për shkak të lëndimeve dhe paraqitjeve zhgënjyese.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Atletico Madrid. Rezultati 2-0

Delo.autor

CHELSEA-FULHAM/ “Blutë e Londrës” me mungesa të mëdha në ktë mdeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDALEN BARDHEBLUTË/ Flamurtari i merr barazim Tiranës në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment