Futboll Sport

NAPOLI ME HAP KAMPIONI/ Përmbys 2-3 Atalantën në Bergamo

Napoli vijon të kryesojë dhe të mbajë distancën nga ndjekësit në Serie A. Skuadra e Antonio Contes fitoi 2-3 me përmbysje në udhëtim kundër Atalantës së Berat Gjimshitit, me kapitenin e Kombëtares që luajti 90 minuta.

Sfida u zhbllokua nga vendasit e Gasperinit pas vetëm 16 minutave lojë me Retegui. Napoletanët më pas morën kontrollin e lojës dhe në harkun e 13 minutave (27 dhe 40) përmbysën me Politano dhe McTominay. Me fillimin e pjesës së dytë Atalanta barazoi me Lookman, por Romelu Lukaku e kishte ‘mbajtur’ një gol për t’i dhënë Napolit tri pikët.

Me këtë sukses Napoli shkon në kuotën e 50 pikëve dhe merr fitoren e pestë radhazi, për të qëndruar në krye të Serie A. Nga ana tjetër Atalanta me 43 pikë vijon të jetë në pozitën e tretë.

Related posts

Ofendoi muzikantët, kryetarja e korit “gjunjëzon” Rino Gatuzon

Sadik.Autor

MBROJTËSI SALIBA DËSHIRON LARGIMIN/ Lojtari heq dorë nga 100 mijë euro në javë për t’u transferuar tek…

Delo.autor

KARTONI I KUQ NË CHAMPIONS/ Camavinga kërkon falje

F.autor

Leave a Comment