Futboll

Atletico Madrid, Simeone kërkon 8 blerje në merkaton e verës…

iego Pablo Simeone ka nisur të projektojë skuadrën e sezonit të ardhshëm me synimin për të qenë në gjendje të luftojë për troge në Spanjë dhe në Europë. “Don Balon” shkruan se trajneri argjentinas ka kërkuar të paktën tetë përforcime, duke parë se pritet të ketë largime nga “Los Colchoneros”. Deri tani, Atletico ka gjetur marrëveshjen me mesfushorin e Villarreal, Rodri Hernandez, i cili pritet të zërë vendin e Gabit, kësisoj po punohet edhe për shtatë emra të tjerë që duhet të afrohen gjatë merkatos së verës, tanimë që FIFA ka hequr “embargon” e merkatos për këtë skuadër, ndryshe nga çfarë ndodhi në sezonin e kaluar.

Në sulm do të përqendrohet vëmendja maksimale pasi Fernando Torres dhe Antonie Griezmann po luajnë ndeshjet e fundit në “Wanda Metropolitano”. Kërkohet edhe përforcime në prapavijë, sepse Felipe Luis nuk ka një zëvendësues të denjë, ndërsa mbetet në dyshim e ardhmja e Lucas Hernandez. Mes shtatë emrave të rinj që ka kërkuar Simeone, janë identifikuar dy prej tyre që luajnë me Barcelonën. Simeone pëlqen shumë Aleix Vidal për faktin se mund të luajë në shumë pozicione, gjithashtu mendon se Denis Suárez do të përmirësonte mesfushën e ekipit të tij, si pasardhësi natyral i Arda Turan.

Related posts

“GOLI ME GODITJE DËNIMI?” Ronaldo: Kjo është ajo që më mungonte tek Juventus

Delo.autor

NJË NDËR SULMUESIT MË TË MËDHENJ NË HISTORI/ Ky është rekordi i radhës që vendos Ibrahimovic në Serie A

Delo.autor

PREZANTOHET TEK MILAN/ Meite: Kam ardhur për të ndryshuar karrierën time. Ky futboll më pëlqen shumë

Delo.autor

Leave a Comment