Futboll Sport

PAMJET/ Jasir Asani kualifikon ekipin e tij në shtesë, shënon dopietë në Champions League para Kombëtares

Jasir Asani e ka dërguar në nëntë numrin e golave këtë sezon në Champions Leaguen e Azisë. Gwangju e tij fitoi 2-0 kohën e rregullt në ndeshjen e kthimit të 1/8 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-2 dueli shkoi në shtesë.

Anësori i Kombëtares e nisi ndeshjen titullar kundër skuadrës japoneze. Ishte Park Jeong-In në minutën e 18-të që shënoi golin e parë, ndërsa Asani dërgoi në festë gjithë stadiumin me penalltinë e kthyer në gol vetëm pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Goli i tij “vulosi” barazimin dhe dërgimin e ndeshjes në shtesë. Sërish Asani dy minuta nga fundi i shtesës prej 30 minutash nxori nga repertori një goditje për “kornizë”, me sferën që u stampua në rrjetë.

Gwuangju kalon në çerekfinale, ndërsa 29-vjeçari tregon formën e mirë para grumbullimit në Kombëtare. Shqipëria luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe tre ditë më vonë në Tiranë vjen Andorra, sfida që vlejnë për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Related posts

SURPRIZË PËR 1 QERSHORIN/ Kombëtarja viziton Shtëpinë e Foshnjes në Durrës (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

NGA ZONA EUROPIANE TEK MBIJETESA/ Ja java që mund të vendosë dilemat në Superiore

Delo.autor

“ËSHTË TEK NJË SKUADËR E FORTË”/ Cannavaro: Pirlo? Ka një fat të madh që nuk duhet ta nënvlerësojë

Delo.autor

Leave a Comment