Futboll Sport

BOTËRORI 2026/ Zelanda e Re skuadra e pestë e kualifikuar në fazën finale

Pas Japonisë, edhe Zelanda e Re ka marrë një biletë për të qenë pjesë e finaleve të Botërorit 2026. Eventi prestigjoz do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa tre vendet organizatore e kanë tanimë një biletë. Kështu numri i kombëtareve që deri tani janë kualifikuar shkon në pesë.

Zelanda e Re u kualifikua pasi mposhti Kaledoninë e Re 3-0 (0-0 në pjesën e parë) në finalen e zonës së Oqeanisë në Auckland. Zelanda e Re do të marrë pjesë në Botërorin e tyre të tretë pas vitit 1982 (tre humbje) dhe 2010 (tre barazime).

Kupa e Botës 2026 do të organizohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe në të do jenë 48 skuadra që do kërkojnë trofeun.

Related posts

ËNDËRROJNË TIFOZËT E BAYERN MUNCHEN/ Zidane-Ribery mund të drejtojnë skuadrën?

F.autor

PREKËSE/ As BOMBAT ATOMIKE nuk e shuan, klubi japonez “godet” me FJALË ZEMRE

Isa.Autor

PO DOMINON NË FUTBOLLIN ANGLZ/ Salah takohet me “vëllain binjak”: Është si të shikoj reflektimin tim në pasqyrë

Delo.autor

Leave a Comment