Futboll

Italia thërret Cutrone në kombëtare, s’ka vend për Balotelli…

Zbulohet kombëtarja e Italisë! Katër muaj pas “tmerrit” ndaj Suedisë, që solli eliminimin nga “play off” të Kupës së Botës 2018, trajneri i përkohshëm, Gigi Di Biagio, ka zbuluar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy miqësoret, kundër Argjentinës më 23 mars dhe ndaj Anglisë më 27 mars. Të dyja ndeshjet do të luhen në Angli.

Flitej se do të kishte vend për Mario Balotelli, duke u bazuar te forma e mirë që po kalon te Nice, por Di Biagio, që mendon të aktivizojë Immobile dhe Belotti si titullar ka vendosur t’i jap një shans talenteve të Milan e Fiorentina, Cutrone dhe Chiesa.

Ja lista e të 26 të përzgjedhurve nga Italia:

Portierë: Buffon, Donnarumma, Perin.

Mbrojtës: Florenzi, Spinazzola, Zappacosta, De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Rugani, Darmian, Ferrari.

Mesfushorë: Parolo, Pellegrini, Jorginho, Verratti, Cristante, Bonaventura, Gagliardini.

Sulmues: Immobile, Belotti, Insigne, Chiesa, Verdi, Candreva, Cutrone.

Related posts

BUZËQESH PANUCCI/ Asist fantastik i Memushajt, Peskara fiton e rrëmben vendin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

UEFA AKTIVIZON “PLANIN INSTABUL”/ Finalja e Champions League do të luhet në “stadiumin fantazmë”

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ndreu: Duke qenë të bashkuar mund të jemi afër portës, po të kishim…

Delo.autor

Leave a Comment