Basketball

Euroleague, CSKA Moskë triumfon në fushën e kampionëve të Fenerbahce

Raundi i 26-të i Euroleague në basketboll për meshkuj u mbyll me dy fitore të skuadrave udhëtuese. Kryesuesit e CSKA Moskë fituar 81-79 në Turqi ndaj kampionëve në fuqi të Fenerbahce, të dyja këto ekipe të kualifikuara për në fazën e play off-it. Gjithsesi, kjo nuk ndali ekipet të zhvillojnë një ndeshje të bukur e spektakolare, me rusët që korrën suksesin e 21-të sezonal falë 17 pikëve të Vorontsevich, duke i bërë të pavlefshme 18 pikët e Melli për turqit.

Fiton edhe ekipi grek i Panathinaikos, që mundi 90-79 Unicaja Malaga, duke u ngjitur në vendin e gjashtë dhe hedh një hap më tej drejt play off-it. Takim i dominuar nga miqtë, që triumfuan falë 22 pikëve të Martinez, më i miri në parket. Në fazën çerekfinale të play off-it shkojnë 8 skuadrat e para në mbyllje të sezonit të rregullt të Euroleague.

Euroleague – Raundi i 26-të

Armani Milano – Real Madrid, 77-88

Crvena Zvezda – Valencia, 106-90

Brose Bamberg – Anadolu Efes, 88-79

Olympiacos – Barcelona, 63-90

Maccabi Tel Aviv – Khimki Moskë, 91-94

Baskonia Gasteiz – Zalgiris Kaunas, 84-64

Fenerbahce – CSKA Moskë, 79-81

Unicaja Malaga – Panathinaikos, 79-90

Related posts

NBA/ Basketbollisti Durant kontratë publicitare për promovimin e kanabis

Delo.autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Real Madrid e Barcelona ndajnë kreun, triumfon edhe Milano

Delo.autor

NBA/ Giannis rikthen Milwaukee te suksesi, Dallas e Miami fitore “in extremis”

Delo.autor

Leave a Comment