Futboll Sport

SUPER GOL DHE ASIST/ Taulant Seferi i përgjigjet nga Turqia refuzimit të Sylvinhos

– Taulant Seferi ka shënuar një supergol dhe ka asistuar te Bodrumspor, paçka se pas kohës së rregullt ekipi i tij u eliminua nga Kupa e Turqisë, pasi u mposht 3-2 nga Trabzonspor.

Në “Papara Park” të Trabzonit ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi pas tre minutave lojë, por Taulant Seferi u kujdes të vendoste ekuilibrat në minutën e 15-të me një supergol.

Pesë minuta më vonë Seferi asistoi për Enis Bardhin, por po brenda pjesës së parë Trabzonspor barazoi dhe ndeshja shkoi me shtesë. Në minutën e 98-të Zubkov u dha suksesin vendasve, ndërsa skuadra e Seferit eliminohet.

Sulmuesi i Kombëtares luajti 120 minuta shumë të mira, duke i dërguar një “sms” edhe Sylvinhos me paraqitjen e tij. Kujtojmë se anësori i sulmit nuk ishte pjesë e Kombëtares në dy ndeshjet kualifikuese të Grupi K për Kupën e Botës të zhvilluara në mars.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Shorti tremb MILANIN: Ja kundështarët e mundshëm të “DJALLIT” (FOTO)

Isa.Autor

Agjenti zbulon prapaskenat: Chelsea bëri ofertë të paimagjinueshme për Ruganin

Isa.Autor

Reali në alarm, Manchester United shumë afër blerjes së yllit të ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment