Futboll Sport

ZYRTARE/ Mihaj njofton largimin nga Famalicao

Enea Mihaj ka njoftuar largimin nga Famalicao pas këtij sezoni. Mbrojtësi i Kombëtares ka kontratë deri më 30 Qershor të këtij viti dhe nuk do të rinovojë.

Nga 1 Korriku, Mihaj do të jetë lojtar i lirë dhe do të ketë mundësinë të zgjedhë skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mihaj ka njoftuar se do të largohet pas fundit të këtij sezoni.

26-vjeccari ishte pjesë e skuadrës portugeze nga viti 2022 dhe numëron 82 ndeshje të luajtura. Në të kaluarën, Mihaj ka qenë pjesë e PAOK dhe Panetolikos në Greqi, ndërsa mbetet të shihet se ku do të transferohet.

Related posts

VIDEOLAJM/ Mposhti koronavirusin, momenti kur Luis Suarez takon fëmijët e tij

F.autor

E BUJSHME/ Vlerësimi i lojtarëve pas fitores së Napolit, kjo është nota për Hysajn (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë transferon ish-sulmuesin e Partizanit…

Delo.autor

Leave a Comment