Futboll Sport

E KRYER/ Interi i bën dhuratë Inzaghit para finales së CHL, 25 milionë euro për sulmuesin e Marseille

Telenovela ka marrë fund dhe gjithçka është bërë gati për transferimin e Luis Henrique nga Marseillete Interi.

Klubi francez dhe zikaltërit kanë gjetur një marrëveshje përfundimtare dhe anësori brazilian i sulmit, i lindur në vitin 2001 do të transferohet në Milano për 23 milionë euro plus 2 mln euro bonuse, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030.

 

 

Ai do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për Kupën e Botës për Klube dhe gjithashtu mund të jetë në tribunat në stadiumin ‘Allianz’ në Mynih të shtunën në mbrëmje për të mbështetur shokët e tij të ardhshëm të ekipit në finalen e Champions League kundër PSG-së.

Luis Henrique vjen nga një sezon i shkëlqyer nën drejtimin e De Zerbit, me 35 paraqitje, 9 gola dhe 10 asiste midis Ligue I dhe Kupës së Francës. Në tabelën taktike të Inzaghit, ai do të mbulonte rolin e anësorit të sulmit, duke u alternuar me Dumfries.

Related posts

ZBULOHET NJË PRAPASKENË TEK BARCELONA/ Ja ofertat e “çmendura” që ka refuzuar Ansu Fati për “katalanasit”…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta. Rezultati 3-0

Delo.autor

“KISHA “FACEBOOK” FALLCO ME EMRIN E FERNANDO TORRESIT”/ Bare: Realizova ëndrrën kur luajtëm bashkë tek Atletico

Delo.autor

Leave a Comment