Futboll

Zidane: Neymar është lojtar shumë i mirë, por s’më interesojnë thashethemet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se është i përqendruar tek lojtarët e vet dhe jo në thashethemet për transferimin e Neymarit në Madrid.

Përfaqësuesi brazilian Neymar është lidhur ngushtë me një transferim te gjiganti spanjoll, edhe pse iu bashkua PSG-së verën e kaluar nga Barcelona për një shumë rekord botëror 222 milionë euro, transmeton Express.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave dy lojtarë të Real Madridit, Casemiro dhe Dani Carvajal, kanë thënë se Neymar do të ishte sukses në “Santiago Bernabeu”.

Por, Zidane nuk është në disponim të flasë për lojtarë tjerë, përveç për ata që i ka nën urdhrat e tij.

“Çdo kush ka të drejtë ta japë mendimin e vet. Nëse i pyet lojtarët, nëse më pyet mua për Neymarin, ai është një lojtar shumë i mirë, por ai nuk është lojtar i Real Madridit” ka thënë Zidane.

“Më duhet të përqendrohem tek lojtarët e mi dhe të flas për ta”, shtoi ai.

Related posts

“MIRË SE ERDHE NË SHTËPI”/ Sulmuesi Sadiku zbarkon në ishull për aventurën e re

Delo.autor

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Kombëtarja mposht 0-1 Gjeorgjinë në Tbilisi! Vendos supergoli i Asllanit

F.autor

“DARDANËT” E DËMTUAR PAS PRANIMIT NGA UEFA/ Presidenti Duka: Edhe Spanja do të vuante po të ndahej…

Delo.autor

Leave a Comment