Formula 1 Sport

FORMULA1/ ‘Krisje’ te Red Bull, Christian Horner shkarkohet pas 20 vitesh! Mësohet drejtori i ri i përgjithshëm

Christian Horner është shkarkuar menjëherë nga Red Bull pas 20 vitesh si drejtor i ekipit të Formula 1. Horner, 51 vjeç, ishte shefi më jetëgjatë i F1, pasi u bë drejtor i përgjithshëm gjatë themelimit të saj në vitin 2005.

Kjo lëvizje vjen një vit pas ‘skandalit të mesazheve seksuale’ që e përfshiu atë për shkak të mesazheve që me sa duket i dërgoi një punonjëseje.

Drejtori menaxhues i Red Bull, Oliver Mintzlaff: “Dëshirojmë të falënderojmë Christian Horner për punën e tij të jashtëzakonshme gjatë 20 viteve të fundit. Me përkushtimin e tij të palodhur, përvojën, ekspertizën dhe mendimin inovativ, ai ka qenë i rëndësishëm në krijimin e Red Bull Racing si një nga ekipet më të suksesshme dhe tërheqëse në Formula 1. Faleminderit për gjithçka, Christian, edhe ti do të mbetesh përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së ekipit tonë”, tha ai.

Laurent Mekies është emëruar drejtori i ri ekzekutiv i Red Bull, duke lënë pas detyrën te ekipi Racing Bulls, pjesë e Red Bull.

Alan Permane, i cili ishte Drejtor i Garave në skuadrën me seli në Faenza, merr përsipër detyrën e shefit të Racing Bulls.

Polemikat me Horner – Ai ka qenë subjekt i raporteve të shumta në muajt e fundit në lidhje me të ardhmen dhe autoritetin e tij brenda ekipit. Pasi u bënë akuza për jetën e tij private, Horner u tha se ishte nën presion nga qarqe të caktuara rreth ekipit, përfshirë babain e pilotit kryesor Max Verstappen, Jos.

Related posts

LAJMI I VITIT NGA SPANJA/ Mbappe pranon të bëhet “galaktiku” i “Los Blancos”

F.autor

ZYRTARE/ Emery kthehet në Spanjë pas 4 vitesh! Specialisti i Europa League zgjedh ekipin

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA nis procedimin disiplinor për dy futbollistë të kombëtares spanjolle

F.autor

Leave a Comment