Futboll

Milan-Chievo, veronezët kanë 7 humbje radhazi në transfertë

Milan, pas eliminimit në Europa League, do të kthejë vëmendjen në kampionatin italian, ku të dielën në drekë do presin Chievo-n në “San Siro”.

Ëndrrat e kuqezinjve për një triumf në Europë janë shuar nga dy humbjet e pësuara kundër Arsenal-it. Kështu, ecuria e ndeshjeve radhazi pa humbje e lojtarëve të Gattuso është ndalur pas humbjeve 2-0 dhe 3-1 kundër londienzëve.

Gjithsesi, forma e milanezëve është përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e ish-mesfushorit, ndërsa kundërshtari i tyre i kësaj të diele po kalon një moment shumë të keq, me 1 fitore dhe 4 humbje të pësuara në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, Milan ka fituar 19 nga 22 takimet e fundit që ka luajtur kundër Chievo në të gjitha kompeticionet dhe veronezët kanë humbur 7 transfertat e fundit të kampionatit.

Gjithashtu, kuqezinjtë klanë fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat dhe janë shënuar mbi 2.5 hola për ndeshje në 8 nga 10 takimet e fundit që Milan ka luajtur në shtëpi.

Related posts

FOTO MË E ËMBËL E DITËS/ Lorik Cana na prezanton me vajzën dy muajshe

F.autor

“ÇMENDURI”/ Portieri bën pesë pritje brenda 19 sekondave! (VIDEO)

F.autor

DHURATË E HIDHUR PËR KRISHTLINDJE? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për ‘Boxing Day’

F.autor

Leave a Comment